Cilat janë procedurat që duhet të konsumohen për t’i shpallur zgjedhjet në komunat veriore!

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 18:20
Cilat janë procedurat që duhet të konsumohen për t’i shpallur zgjedhjet në komunat veriore!

Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Zveçani e Leposaviqi duhet të shkojnë në zgjedhje, pasi kryetarët e katër komunave bashkë me këshilltarët komunalë në veri të Kosovës, kanë dhënë dorëheqje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Lidhur me këtë çështje janë deklaruar nga Presidenca.
“Legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre”, ka theksuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina,

Kupina ka shtuar se Presidentja ndërmerr veprimet e nevojshme duke përfshirë konsultimet me subjektet politike dhe shpalljen e zgjedhjeve.


“Legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre. Presidentja e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme, duke përfshirë konsultimet me subjektet politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve, pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dorëheqjen e kryetarëve të komunave. Deri më tani, një njoftim i tillë ende nuk është pranuar nga Zyra e Presidentes”, tha Kupina.

(Kosova Sot Online)