Zgjedhjet në SHBA| Votimi fillon me ekspertët që favorizojnë republikanët

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 16:48
Zgjedhjet në SHBA| Votimi fillon me ekspertët që favorizojnë republikanët

Zgjedhjet afatmesme të Shteteve të Bashkuara 2022 po zhvillohen zyrtarisht me demokratët dhe republikanët që luftojnë për kontrollin mbi dy dhomat e Kongresit - Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, transmeton gazeta Kosova Sot Online

Për momentin, Partia Demokratike kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve me tetë vende më shumë se republikanët. 

Kur bëhet fjalë për Senatin, të dyja partitë kanë nga 50 vende secila, por demokratët mbajnë sërish avantazhin për shkak të të drejtës së vetos që i është dhënë zëvendëspresidentes Kamala Harris. 

Me qeverinë e Joe Biden që u vu nën një presion të madh vitin e kaluar, një numër ekspertësh në fakt kanë parashikuar një dalje të mirë për Partinë Republikane në zgjedhje.


(Kosova Sot Online)