Një nënë nga Gjakova njofton Policinë se djali i saj e vodhi dhe e shiti televizorin e shtëpisë

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 09:49
Një nënë nga Gjakova njofton Policinë se djali i saj e  vodhi dhe e shiti televizorin e shtëpisë

Në Gjakovë, një femër ka njoftuar Policinë, se djali i saj ka vjedhur nga shtëpia televizorin dhe më pas e ka shitur, shkruan "Kosova Sot Online".

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se në shtëpinë e saj djali i saj i dyshuari mashkull kosovar ka vjedhur televizorin dhe më pas e ka shitur. I dyshuari është arrestuar, ndërsa televizori i është kthyer ankueses. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)