Katër zyrtarë të komisioneve zgjedhore në Veri i konfirmojnë zyrtarisht dorëheqjet e tyre në KQZ

  • 09 November 2022 - 12:40
Katër zyrtarë të komisioneve zgjedhore në Veri i konfirmojnë zyrtarisht dorëheqjet e tyre në KQZ

Sot, Komisioni Qendror Zgjedhor e ka pranuar zyrtarisht njoftimin për dorëheqje të katër zyrtarëve komunalë të zgjedhjeve në katër komunat veriore. Lajmin për "Kosova Sot Online ", e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar njoftimin për dorëheqje të 4 Zyrtarëve Komunal të Zgjedhjeve në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. KQZ-ja do ta trajtojë këtë çështje dhe do t’iu mbajmë të informuar”, tha Elezi.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, serbët kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës. Deri më tash, ata kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në qeveri, kuvend, komunat ku udhëheqin, Policinë e Kosovës, prokurori e gjykata.

(Kosova Sot Online )