Albulena Haxhiu: Vizita ime e paraparë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyrë

  • A.P /
  • 09 November 2022 - 19:53
Albulena Haxhiu: Vizita ime e paraparë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyrë

Vizita Albulena Haxhiut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e paraparë për dhjetor është shtyrë pas një takimi me zyrtarë të ambasadës së SHBA-së në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haxhiu ka theksuar se kjo vizitë është shtyrë përmes pas një konsultimit të përbashkët me zyrtarët amerikanë, për shkak të situatës aktuale.

Ajo ka thënë se viza nuk i është refuzuar

“Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA. Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën. Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta”, thuhet në reagimin e ministres Haxhiu.

(Kosova Sot Online)