Isa Mustafa jep mendimin e tij për planin franko-gjerman

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 10:45
Isa Mustafa jep mendimin e tij për planin franko-gjerman

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka japur mendimin e tij rreth planit franko-gjerman, ku edhe ka treguar se çka duhet të bëjë Kosova, përcjell "Kosova Sot Online".

Isa Mustafa ka thënë se është ende e paqartë nëse kjo marrëveshje përmban pikërisht nëntë pikat që janë publikuar dje.

“Është e paqartë se a janë këto nëntë pika ato që përmban kjo marrëveshje. Sidoqoftë konsideroj që është hap përpara çdo përpjekje që e qon Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe kontribuon në konsolidimin e plotë të njohjes nga të gjitha vendet e BE-së. Kosova duhet shfrytëzojë klimën e tanishme, përkrahjen nga SHBA dhe BE të procesit të dialogut dhe të mos ndalet derisa të arrihet njohja reciproke”, ka thënë Mustafa.

(Kosova Sot Online)