Ky vend nuk e ka në plan ta njohë pavarësinë e Kosovës

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 12:21
Ky vend nuk e ka në plan ta njohë pavarësinë e Kosovës

Qiproja nuk e ka në plan ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori i Qipros në Serbi, Demetrios Theophylactou, ka thënë se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ambasadori ka shtuar se qëndrimi i Qipros, sikurse edhe i disa vendeve tjera të Bashkimit Evropian, është i njohur, transmeton "Kosova Sot Online".

“Qëndrimi i Qipros, sikurse edhe i disa vendeve tjera të Bashkimit Evropian, është i njohur. Edhe ne jemi viktimë e agresionit dhe invazionit, kemi situatë të ngjashme në Qipro. Përderisa vlen Rezoluta 1244 e OKB-së, shpalljen e njëanshme të pavarësisë e vlerësojmë si ilegale dhe në kundërshtim me të drejtën”, tha ambasadori i Qipros në Beograd.

(Kosova Sot Online)