
Këshilltari amerikan flet me Vuçiqin: Ja pse Kosova s’e zgjati afatin për targa

Me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot kam diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, ka bërë të ditur Këshilltari Special amerikan, Derek Cholle, transmeton gazeta Kosova Sot Online
Chollet ka theksuar se me presidentin serb ka ndarë zhgënjimin amerikan lidhur me vendimin e Kosovës që të mos e shtyjë zbatimin e vendimit për targat.
“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë”, thuhet në njoftimin e Chollet.
(Kosova Sot Online)