Punëtorët në Kosovë dhe Shqipëri të pakënaqur me paga, duan që të emigrojnë
Për mundësitë e karrierës dhe pagën, punëtorët në Kosovë dhe Shqipëri janë më të shqetësuar në punën e tyre të përditshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pjesa dërmuese e tyre nuk e pëlqejnë punën që bëjnë, kryesisht për shkak të pagës dhe se gjysma duan që të emigrojnë.
A je i kënaqur me punën tënde, paguhesh mirë, ndihesh i vlerësuar, ke mundësi të rritesh në karrierë, kompania ku punon ka kulturë pune, dhe a ekziston një ekuilibër mes jetës profesionale dhe asaj personale. Këto janë disa nga pyetjet e bëra nga kompania EPPC, që merret me burimet njerëzore, në kuadër të një sondazhi mbi kënaqësinë në punë, të kryer në Kosovë dhe Shqipëri.
Pas përfundimit të këtij sondazhi ka rezultuar se rreth 52 për qind e punëtorëve në Kosovë dhe Shqipëri shohin mundësinë për t’u larguar jashtë vendit. 25 për qind e tyre mendojnë që duan të ikin menjëherë. 72 për qind e punëtorëve shprehen se mundësia për një karrierë më të mirë është në vend të parë të listës së pakënaqësive në punë.
(Kosova Sot Online)