Aleksanër Vuçiq reagon me nervozitet kundër politikanit austriak që i kërkoi njohjen e Kosovës: Askujt s’i intereson

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 09:28
Aleksanër Vuçiq reagon me nervozitet kundër politikanit austriak që i kërkoi njohjen e Kosovës: Askujt s’i intereson

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dje nga Parisi ka reaguar ndaj  eurodeputetit austriak Lukas Mandi i cili po i këkon njohjen e Kosovës. Vuçiq i është kundërpërgjigjur eurodeputetit Lukas Mandl i cili e ka kritikuar Vuçiqin edhe për tensionet në veri dhe për kërcënimet që Serbia po ia bën Kosovës.

Vuçiq është shprehur i nervozuar pas pyetjes që ka marrë rreth Mandl dhe kërkesës së politikanit austriak që Serbia ta njohë Kosovën, transmeton "Kosova Sot Online".

Kreu i shtetit serb ka thënë se askujt nuk i intereson se çfarë mendon një deputet parlamenti, raporton Express.

“Ka njerëz edhe në parlamentin tonë që e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur. Nuk është vetëm Shaip Kamberi. Kujt i intereson se çfarë mendon një deputet i parlamentit”, ka thënë Vuçiq.

Ai tutje ka shtuar se është e rëndësishme se çfarë thotë një Qeveri, kryeministri apo ministrat.

“S’jam vërtet i interesuar për atë se çfarë thotë një deputet i parlamentit. Kush është ai s’ka rëndësi”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online )