Këto janë dy vendet e para në Kosovë që sot u zbardhen nga bora

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 08:38
Këto  janë dy vendet e para në Kosovë që sot u zbardhen nga bora

“Prishtina Weather” ka publikuar dy fotografi nga kamerat e vendosura në Brod dhe Brezovicë, e ku shihet se në mëngjesin e sotëm kanë rënë shtresat e para të borës. 

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dy ditët në vijim, të shtunën dhe të dielën,  do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius.

Kosova Sot Online )