
Vuçiq: Prishtina refuzon të sillet në mënyrë racionale, të shohim nëse ka mënyra për të arritur një zgjidhje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit që pati dje në Paris me me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se është diskutuar për Kosovën.
Vuçiq ka shtuar se Prishtina refuzon të sillet në mënyrë racionale, transmeton "Kosova Sot Online".
“Kosova ishte tema kryesore. Lajçaku qëndroi pak më gjatë se Borrell, të shohim nëse ka mënyra për të arritur një zgjidhje. Për momentin nuk e shoh atë, pasi Prishtina refuzon të sillet në mënyrë racionale. Ky natyrisht është një shqetësim, është diçka që nuk mund të të lërë indiferentë dhe nuk mund të bësh gjëra të tjera të mira”, theksoi ai.
(Kosova Sot Online)