Nexhmedin Spahiu: Kush i vendosi flamujt e Shqipërisë në veri? Kush i dha këto para?

  • E.K /
  • 12 November 2022 - 09:52
Nexhmedin Spahiu: Kush i vendosi flamujt e Shqipërisë në veri? Kush i dha këto para?

Analisti, Nexhmedin Spahiu, në rrjetin e tj social "Facebook", ka shkruar një status lidhur me një ngjarje që ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan "Kosova Sot Online".

Spahiu në këtë status ka reaguar duke shkruar dhe duke kërkuar të di se kush i ka vendosur flamurët të Shqipërisë nëpër Kushtovë e Suhodoll.

Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta zbardhë këtë rast.

Postimi i plotë

A u mor vesh se kush i vari nëpër shtylla gjithë ata qindra flamuj të Shqipërisë nëpër Kushtovë e Suhodoll? Këta flamuj kanë kushtuar mijëra euro. Kush i dha këto para? Nëse do t'i vendoste Presidenca, Qeveria apo Komuna e Mitrovicës nuk kish pasë nevojë me u mbajtë fshehtë autorsia. Nëse do t'i kish vendosë Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK, AKI, veteranët e luftës apo ndonjë organizatë tjetër legale, as këto nuk kishin pasë nevojë me fshehë autorësinë. Çka pret Policia e Kosovës që nuk e zbardhë rastin se cili shërbim sekret i huaj ka financuar këtë veprim për ta ndezur atmosferën e luftës në Mitrovicë? A u duket normale kjo gjë ministrit Xhelal Sveçla , drejtoreshës rajonale policisë, zonjës Afërdita R. Mikullovci dhe zyrtarëve tjerë përgjegjës, që ende nuk kanë dalë me komunikatë.

(Kosova Sot Online)