Arrestohet nga Policia e Kosovës shtetasi nga Suedia, vodhi në aeroportin 'Adem Jashari'

  • E.K /
  • 12 November 2022 - 11:39
Arrestohet nga Policia e Kosovës shtetasi nga Suedia, vodhi në aeroportin 'Adem Jashari'

Një shtetas i Suedisë është arrestuar, pasi që dyshohet se para një muaji ka vjedhur në një dyqan brenda hapësirës që gjendet në aeroportin 'Adem Jashari', shkruan "Kosova Sot Online".

“ANP Adem Jashari 26.06.2022 – 02:00. Në lidhje me rastin më 11.11.2022 është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, pasi që muaj më parë në një dyqan që gjendet në hapësirat e aeroportit kishte kryer një vjedhje”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)