Pas dorëheqjes së zyrtarëve të komunitetit serbë, dogana dërgon staf shtesë në Janinjë dhe Bërnjak

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 12:37
Pas dorëheqjes së zyrtarëve të komunitetit serbë, dogana dërgon staf shtesë në Janinjë dhe Bërnjak

Dogana e Kosovës  i kanë plotësuar vendet e zbrazëta të punë në pikat doganore nga të cilat u larguan të punësuarit nga komuniteti serb. Dogana e Kosovës ka dërguar staf shtesë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, pas dorëheqjes së 11 zyrtarëve të Doganës, nëntë serbë e dy boshnjakë, transmeton "Kosova Sot Online". Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Dorëheqjet e këtyre zyrtarëve kanë ardhur pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës.

(Kosova Sot Online }