Ambasadori francez Guerot: Tani nuk është koha për të lënë tensionet të rriten

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 13:57
Ambasadori francez Guerot: Tani nuk është koha për të lënë tensionet të rriten

Përmes një postimi në llogarinë e tij sociale Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka njoftuar se e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Guerot është prekur nga “madhështia e këtij vendi dhe gjurmët e dhunës brutale”, derisa shtoi se nuk është koha për të lënë tensionet të rriten.

“Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)