Kërcënimi i hapur i Vojslav Sheshelit për Rada Trajkoviqin: Është në të njëjtin rrezik si Ivanoviq

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 11:53
Kërcënimi i hapur i Vojslav Sheshelit për Rada Trajkoviqin: Është në të njëjtin rrezik si Ivanoviq

Udhëheqësi i radikalëve serbë, i shpallur kriminel lufte, Vojslav Sheshel, thotë se Rada Trajkoviqin mund ta vrasin si Oliver Ivanoviqin.

Sheshel ka thënë se Rada Trajkoviqin mund  ta likuidojnë dhe ta akuzojnë Beogradin, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ata e vranë Oliver Ivanoviqiin dhe ia mveshen vrasjen Beogradit zyrtar. Mund ta bëjnë të njëjtën me Rada Trajkoviqin – ta bëjnë ministre, ta likuidojnë dhe ta akuzojnë Beogradin”, thotë Sheshel.

“Ajo nuk e shqetëson askënd në Serbi, ose në Qeverinë serbe. Ajo është shumë e koklavitur, e kompromiste dhe nuk përfaqëson absolutisht asnjë vlerë publike, kështu që, pse dikush do ta vriste. Por, jam e sigurt se ajo do të pajtohej me një ofertë të Kurtit”. 

(Kosova Sot Online)