
Petar Petkoviq: Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka kritikuar kryetaren e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq.
Petar Petkoviq për Trajkoviqin ka thënë se po i përulët dhe po i ofrohet kryeministrin Kurti, përcjell "Kosova Sot Online".
Ai ka shtuar se ajo po insiston që ta kriminalizojë Listën Serbe dhe popullin serb në Kosovë.
“Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë dhe Rada Trajkoviq, për të cilën nuk votoi asnjë nga serbët e Kosovës, me përulësi po i ofrohet Albin Kurtit dhe insiston që ta kriminalizojë Listën Serbe dhe popullin serb në Kosovë, me qëllim që, siç ka bërë dikur, të fitojë rastin që të luftojë për një Kosovë të pavarur”, ka shkruar Petkoviq në Tëitter.
(Kosova Sot Online)