Mblidhet Qeveria e Kosovës, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 14 November 2022 - 18:07
Mblidhet Qeveria e Kosovës, kjo është arsyeja

Kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19.150.034 ( nëntëmbëdhjetë milionë ​ e njëqind e pesëdhjetë mijë e tridhjetë e katër) euro, e ka  aprovuar Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë një mbledhje elektronike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Sipas njoftimit nga ZKM këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

(Kosova Sot Online)