Një person plagoset në oborrin e një kazinoje në Breznicë

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 10:59
Një person plagoset në oborrin e një kazinoje në Breznicë

Një person është plagosur, në oborrin e një kazinoje në Breznicë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë”, konfirmon policia.

Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shteti janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, rast i cili sipas Prokurorit të Shteti është cilësuar ,,Vrasje në tentativë’’.

(Kosova Sot Online)