Konjufca shprehet i shqetësuar: Në vitin kur kam lindur unë dhe sot, Kosova i ka 400 mijë banorë më pak

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 11:56
Konjufca shprehet i shqetësuar: Në vitin kur kam lindur unë dhe sot, Kosova i ka 400 mijë banorë më pak

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një tryezë në të cilën është diskutuar perspektiva demografike e Kosovës, është shprehur për numrin e popullsisë në Kosovë , duke treguar se Kosova është vendi me natalitetin më të madh në Evropë, shkruan "Kosova Sot Online".

Tutje, Konjufca ka treguar se që nga viti kur ai ka lindur e deri më sot Kosova i ka 400 mijë banorë më pak. Duke shprehur se çdo ditë e më shumë po ka më pak popullsi të rinisë në Kosovë.

“Një prej aseteve kryesore që e ka Kosova është popullata e saj, sidomos rinia. Por po ashtu duhet të jemi diçka të vetëdijshëm. Ne si me automatizëm po e themi këtë, që aseti për i rëndësishëm për Kosovën është rinia. Por duhet ta kemi në të njëjtën kohë parasysh, që Kosova për çdo vit është më pak e re dhe këtë do ta kemi në vëmendje”, ka thënë Konjufca.

“Sepse kur po e themi këtë që Kosova është shumë e re po e themi me një vet kënaqësie, dhe mua më duket që duhet të jetë te shqetësimi sesa të vetëkënaqësia. Për çdo vit që kalon Kosova është më pak e re”, ka shtuar tutje.

“Shtetet bëjnë përpjekje që ta ruajnë popullsinë e tyre. Dhe Kosova po mundohet ta bëjë këtë. Por të gjithë jemi të brengosur që ta zëmë në vitin kur kam lindur unë dhe sot, Kosova i ka 400 mijë banorë më pak. Kurse ne jemi vendi me natalitetin më të madh në Evropë. Kjo na tregon se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo duhet të jetë në fokus të mobilizimit të të gjitha institucioneve tona për të bërë një plan nacional dhe gjithëpërfshirës ashtu, pra po flas për vitin 1981 kur është bërë regjistrimi I fundit e kur Kosova ka pasur përafërsisht 2 milionë banorë dhe sot në vlerësime të përafërta thuhet të jetë diku 1.6 milionë apo 1.7”, ka theksuar kreu i Kuvendit të Kosovës.

“Po flas kështu sepse s’dëshirojmë që të vijmë në vitin 2060 e të themi që ky trend vazhdoi po i njëjti dhe Kosova i ka 1.2 milionë banorë. Kjo nuk duhet të ndodhë”, ka potencuar Konjufca.

(Kosova Sot Online)