Shifra alarmante të aksidenteve në rrugët e Kosovës, deri në 120 raste me fatalitet brenda vitit

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 13:04
Shifra alarmante të aksidenteve në rrugët e Kosovës,  deri në 120 raste me  fatalitet brenda vitit

Me rastin e shenimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, dje ka filluar fushata “Përkujto, mbështet, vepro”, e cila organizohet që tetë vjet në vendin tonë.

Drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve Sami Mazreku, dhe Muhamed Krasniqi nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit., kanë zbuluar shifra alarmante  të aksidenteve me fatalitet që ndodhin brenda vitit,

Sami Mazreku tha se numri i të vdekurve dhe i të lënduarve në aksidente të trafikut është shumë i madh.

“Çdo vit ndodhin 100 deri 120 aksidente me fatalitet në Kosovë. Që nga viti 2002 deri më tani, mbi 2.000 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik. Nëse flasim për të lënduarit, është numër shumë më i madh. Më e keqja është se ky trend po rritet”,  tha ai.

(Kosova Sot Online )