Distancimi i opozitës nga mazhoranca në pushtet, po kalon në tradhti të hapur dhe rrezikim të sovranitetit të shtetit

Distancimi i opozitës nga mazhoranca në pushtet, po kalon në tradhti të hapur dhe rrezikim të sovranitetit të shtetit

Gani Qarri

  • 15 November 2022 - 09:48

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Fatkeqësisht, sjelljet dhe reagimet e tilla të opozitës së inkriminuar, përveçse janë tërësisht të pa matura e të motivuara për interesa të ngushta e përfitim të shpejtë elektoral nga situata, ato duken të jenë edhe të nxitura direkt nga Aleksandër Vuçiqi dhe shërbimet e fshehta të Serbisë, të cilat jo vetëm se kundërshtojnë mazhorancën në pushtet, por hedhin poshtë edhe të gjitha thirrjet për tu bashkuar, për një ballafaqim imediat e të koordinuar me situatën në veri dhe dialogun me Serbinë, që tanimë ka arritur në fazën kritike, politike dhe diplomatike.

-Mjerisht edhe nën kushtet e okupimit klasik të Kosovës nga Serbia, gjatë viteve 90-ta, të shekullit të kaluar, kur ish sistemi komunist po shkërmoqej dhe nisën të formoheshin partitë e para, të "pavarura" politike, ekzistonte njëfarë lloj pluralizmi dhe konsensusi më i madh dhe i njëmendtë, politik e kombëtar ndërmjet subjekteve politike shqiptare, jo vetëm i simuluar.

Një ndërveprim shumë më parimor dhe i mirëfilltë, se sa, degradimi i tanishëm total i partive të inkriminuara politike, agresioni i të cilave tejkalon çdo normë dhe shkel edhe limitet e fundit të sjelljes normale, duke iu bashkuar publikisht kërkesave të një shteti gjakatar e ish okupator si Serbia dhe kaluar në tradhti të hapur kundër shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, sjelljet dhe reagimet e tilla të opozitës së inkriminuar, përveçse janë tërësisht të pa matura e të motivuara për interesa të ngushta e përfitim të shpejtë elektoral nga situata, ato duken të jenë edhe të nxitura direkt nga Aleksandër Vuçiqi dhe shërbimet e fshehta të Serbisë, të cilat jo vetëm se kundërshtojnë mazhorancën në pushtet, por hedhin poshtë edhe të gjitha thirrjet për tu bashkuar, për një ballafaqim imediat e të koordinuar me situatën në veri dhe dialogun me Serbinë, që tanimë ka arritur në fazën kritike, politike dhe diplomatike.

Dhe përderisa tendencat e Serbisë hegjemoniste për ta ndarë dhe rrënuar tërësisht shtetin e Kosovës, shfaqen hapur, fatkeqësisht një ndasi dhe përçarje kaq e madhe e partive politike shqiptare, i leverdisë vetëm Vuçiqit dhe bandave serbe në Veri të Kosovës nëpërmjet të cilave Serbia,po arrin me suksese jo vetëm të depërtoj deri te informacionet më të ndjeshme shtetërore, por ta shantazhojë e dekurajojë edhe gjithë shoqërinë kosovare dhe pothuajse fare e pa sfiduar, dirigjon me sukses, gjithë gjendjen politike në Kosovë, duke lënë në hije shumicën shqiptare.

Për aq më tepër, opozita e inkriminuar, duke e kushtëzuar Qeverinë aktuale, më tepër se sa vet Serbia, me marrëveshjet kundër-kushtetuese të cilat opozitarët e tanishëm në kohën sa ishin në pushtet, jo vetëm i kanë nënshkruar por edhe i kanë miratuar me shumicën e votave në Parlament, vetvetiu po dëshmojnë se partitë aktuale opozitare, janë vetëm një fasadë e dobët e parlamentarizmit, të cilat përveçse nuk janë parti të njëmendta politika me sjelljet e tyre duke u pozicionuar, pothuajse gati të gjitha njëzëri pro kërkesave të Serbisë, po dëshmojnë hapur, se ato vetëm me emra janë të Kosovës, kurse me sjellje dhe qëndrime, janë vënë plotësisht në shërbim të Serbisë.

Kështu që veprimet e pakuptueshme dhe të nxituara të opozitës së inkriminuar, po vejnë në pikëpyetje shumë serioze dhe rrezik të pa përshkruar edhe vazhdimësinë e shtetit të Kosovës, veprime të cilat nuk mund të arsyetohen më, me asgjë, as me motivet për përfitime politike, përveçse me tendencën e tyre publike, për ndarjen dhe shkatërrimin e shtetit të brishtë të Kosovës, në emër të rimarrjes së pushtetit, pa pyetur për rreziqet që po ia shkaktojnë vendit, në gjendjen e krijuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".