Duda Balje tregon se një police po ngacmohet psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 13:55
Duda Balje tregon se një police po ngacmohet psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka treguar se një police e quajtur, Miliha Qela, nga komuniteti boshnjak është ngacmuar psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës, Bratislav Trajkoviq, shkruan "Kosova Sot Online".

Balje ka kërkuar nga institucionet kompetente, që ta hetojnë rastin dhe të mos lejojnë të ndodhin gjëra të tilla.

Postimi i saj i plotë:

Te nderuar,

Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq.

Edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje.

Kërkoj nga institucionet kompetente, policia dhe IPK-ja, si dhe ministria që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe për të mos lejuar që të ndodhin raste të tilla.

(Kosova Sot Online)