Albin Kurti në Gjermani: Kemi shumë rini, flasin gjuhë të huaja, kemi fuqi punëtore të talentuar

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 15:32
Albin Kurti në Gjermani: Kemi shumë rini, flasin gjuhë të huaja, kemi fuqi punëtore të talentuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Gjermani ka marrur pjesë në Forumin Ekonomik Global Conect 2022, përcjell "Kosova Sot Online".

Albin Kurti në këtë forum ka folur për rinin, për fuqin punëtore të talentuar që ka Kosova.

Kryeministri u ka bërë ftesë përfaqësuesve të bizneseve që të vizitojnë Kosovën.

“Në fjalën e tij, kryeministri Kurti foli për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe vlerat që ndanë me Bashkimin Evropian. Ai tha se vendi ynë ka një qeveri demokratike dhe institucione të qëndrueshme që përbëjnë bazë të favorshme për investitorë që synojnë investime të qëndrueshme dhe kthim të tyre”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

 “Si një nga përparësitë e Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti e veçoi kapitalin njerëzor. Me 2/3 e popullatës nën moshën 35 vjeçare, fuqi punëtore të talentuar dhe të motivuar dhe që flet gjuhë të huaja, Kosova paraqet një mundësi shumë të mirë për bizneset gjermane. Me këtë rast, ai u bëri ftesë përfaqësuesve të bizneseve që të vizitojnë Kosovën”, ka shtuar tutje Kurti.

(Kosova Sot Online)