Lajçak: Çfarëdo eskalimi apo dhu*në është e papranueshme

  • A.P /
  • 15 November 2022 - 17:06
Lajçak: Çfarëdo eskalimi apo dhu*në është e papranueshme

Për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, sot ka njoftuar Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka theksuar se Bislimin  kanë diskutuar për krizën aktuale të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, 

Lajçak ka shtuar se në takim në mënyrë specifike kanë diskutuar për targat dhe sipas sllovakut duhet urgjentisht të gjendet një zgjidhje për të siguruar stabilitet dhe siguri në terren.

“Çfarëdo eskalimi apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)