Godet Cramon: Ja sa larg ka shkuar Vuçiq në afërsinë e tij me rusët dhe çeçenët!

  • A.P /
  • 15 November 2022 - 17:39
Godet Cramon: Ja sa larg ka shkuar Vuçiq në afërsinë e tij me rusët dhe çeçenët!

Pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka takuar sot një bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit të Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Cramon ka publikuar një foto të Vuçiqit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe një tjetër me zyrtarin çeçen Turko Daudov duke u munduar të shpjegojë se sa larg ka shkuar Vuçiq në afërsinë e tij me rusët dhe çeçenët.

“Si kishte filluar, si po shkon”, ka shkruar Cramon.

Image


(Kosova Sot Online)