Rada Trajkoviq rrëfen për kërcënimet që po i merr nga Serbia: Krejt nisi pas dëshmisë për vrasjen e Oliverit

  • E.k /
  • 16 November 2022 - 09:32
Rada Trajkoviq rrëfen për kërcënimet që po i merr nga Serbia: Krejt nisi pas dëshmisë për vrasjen e Oliverit

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, ka treguar s se dje është kërcënuar nga ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Rada Trajkoviq, ka shtuar se kërcënimet nuk mund ta frikësojnë atë dhe se kjo nuk është hera e parë që ajo ka marrur kërcënime, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ju e dini që në nuk jam për nga natyra e ndjeshme shumë. Munden ata që të më kërcënojnë sa të duan…nuk do të jetë as hera e parë. Kemi pasë vrasjen e Oliver Ivanoviq, nuk do të thotë kjo që mund të më frikësojnë, dhe mos të them…shtypja është e madhe, sot pata kërcënime edhe nga ministri i Mbrojtjes të Serbisë, i cili ndoshta është përzgjedhur që të respektojë dhe bashkëpunojë në nivel rajonal, luftës, kundër asaj që është rreziku më i madh, kriminaliteti dhe mafias”, ka deklaruar Trajkoviq.

(Kosova Sot Online)