Dy të mitur në Istog dyshohet se kanë zhveshur dhe fotografuar një të mitur tjetër

  • E.k /
  • 16 November 2022 - 10:36
Dy të mitur në Istog dyshohet se kanë zhveshur dhe fotografuar një të mitur tjetër

Dy të mitur dyshohet se e kanë zhveshur dhe fotografuar një të mitur tjetër, para disa ditësh në fshatin Gurrakoc të Istogut, përcjell "Kosova Sot Online".

Rasti është inciuar si ngacmim, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Më 15 nëntor rreth orës 8:30 e kemi pranuar një informacion ku dyshohet se dy të mitur e kanë zhveshur dhe e kanë fotografuar një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut. Ata janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve socialë. Sipas deklarimeve të të dyshuarve rasti ka ndodhur më 11 nëntor. Rasti është inciuar si ngacmim, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Rugova.

(Kosova Sot Online)