Koci: Pse Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Kosovën!

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 20:02
Koci: Pse Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Kosovën!

Avokati kosovar, Arianit Koci ka theksuar se Spanja sot e ka bllokuar liberalizimin e vizave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Spanjolli Josep Borell dhe sllovaki Miroslav Lajčák, në një mënyrë e kanë fatin e Kosovës në duar, sa i përket negociatave me Serbinë.


Prandaj, asnjëri prej tyre nuk kanë kredibilitet të qëndrojnë në postet e tyre, në raport me Kosovën.
Borell dhe Lajčâk go home!


Derisa janë këta dy në lojë, asnjëherë nuk do të ketë marrëveshje të favorshme për neve.
Kjo edhe po dëshmohet me lojën që po na bëhet me liberalizimin e vizave, sado që po thuhet se liberalizimi dhe negociatat me Serbinë, janë dy gjëra të ndryshme, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)