Aksident në Drenoc të Klinës, ka të lënduar

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 20:14
Aksident në Drenoc të Klinës, ka të lënduar

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Drenoc të Klinës, gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një Kombi dhe një veturë, si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)