
Rohde për situatën në veri: Nevojitet zgjidhje urgjente për të shmangur përshkallëzimin

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se duhet urgjente një zgjidhje për të shmangur përshkallëzimin e situatës në veri, përcjell "Kosova Sot Online".
Rohde, ka shtuar se duhet të krijohet më shumë dialog i brendshëm sa i përket kësaj situate.
“Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të organizatave joqeveritare për ndarjen e pikëpamjeve të tyre. Diskutimi ynë tregoi nevojën urgjente për zgjidhje për të shmangur përshkallëzimin. Duhet gjithashtu më shumë dialog i brendshëm”, tha ai.
“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, ka thënë Rohde.
Thx to all NGO reps for sharing their views. Our Diskussion showed the urgend need for solutions to avoid escalation. Also needed is more internal dialogue. https://t.co/OQhB4TeOnE
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 16, 2022
(Kosova Sot Online)