Suedezët e zhgënjejnë Kosovën për vizat – Kushte të reja rreziqet e sigurisë dhe migracionit

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 12:54
Suedezët e zhgënjejnë Kosovën për vizat – Kushte të reja rreziqet e sigurisë dhe migracionit

Edhe pse mekanizmat në kuadër të Këshillit Evropian janë duke u zhvilluar diskutime për  liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, ende nuk ka rezultat pozitiv. Çekia që kryeson me presidencën e BE-së është duke bërë përpjekje që të bind shtetet anëtare që të përkrahin Kosovën në procesin e heqjes së regjimit të vizave, por disa shtetet vazhdojnë të jenë  akoma skeptike, konsiderojnë që Kosova ende s’i ka plotësuar në mënyrë të kënaqshme kushtet që ndërlidhet me rreziqet e sigurisë dhe migracionit. Kështu kanë thënë nga Ministra e Drejtësisë së Qeverisë suedeze, duke theksuar se vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës dhe se kanë parasysh progresin që është bërë në lidhje me udhërrëfyesin për vizat. Nga Qeveria suedeze theksojnë se mund të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën pasi të plotësohen të gjitha kushtet dhe kur kushtet që ndërlidhen me rreziqet e sigurisë dhe migracionit të jenë përmbushur në mënyrë të kënaqshme.

“Qeveria suedeze vazhdon të mbështesë përpjekjet e Kosovës dhe merr parasysh progresin që ka bërë Qeveria e Kosovës në lidhje me Udhërrëfyesin. Qëndrimi suedez është se ne mund të mbështesim liberalizimin e vizave pasi të plotësohen të gjitha kriteret e përcaktuara në udhërrëfyes dhe kur rreziqet e sigurisë dhe migracionit në nivel kombëtar të jenë përmbushur në mënyrë të kënaqshme. Ky pozicion mbetet i pandryshuar”, ka thënë  Vrocharis nga Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Suedisë, transmeton "Kosova Sot Online". Zyrtarja suedeze ka  deklaruar se duke  marrë parasysh zhvillimet e viteve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor,  masat sikur sistemi ETIAS janë të rëndësishme që të diskutohen si mjet për të menaxhuar rreziqet që ndërlidhen me sigurinë dhe migrimin.

(Kosova Sot Online )