Mungojnë deputetët nga pozita, dështon shqyrtimi i Projektligjit për pensionet e Policisë

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 12:24
Mungojnë deputetët nga pozita, dështon shqyrtimi i Projektligjit për pensionet e Policisë

 Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes  nuk ka arritur ta shqyrton  Projektligji për pensionet e zyrtarëve policorë dhe punonjësve të Inspektoratit policor, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha duke folur pas mbledhjes së komisionit  tha se shumica ka bojkotuar një temë siç tha ai, me kaq rëndësi. Sipas tij, mosha e pensionimit të policëve duhet të jetë nga 55 në 57 vjeç. 

“Ky ligj do të mundësonte angazhimin dhe forcimin e të rinjve në polici, implementimi i këtij ligji për pensionimin e parakohshëm dhe do të sjelltë freski në PK pasi do ti hapte rrugë pranimit të kuadrove të reja. Sot e kam pas në komision këtë temë dhe pushteti apo pozita e ka bojkotuar”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online )