Gjykata holandeze konfirmon që MH17 u rrëzua nga raketa e prodhuar nga Rusia

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 15:46
Gjykata holandeze konfirmon që MH17 u rrëzua nga raketa e prodhuar nga Rusia

Fluturimi MH17 i Malaysia Airlines u rrëzua në vitin 2014 nga një raketë e prodhuar nga Rusia e qëlluar nga një fushë në Ukrainën lindore, tha gjykata holandeze që trajton gjyqin e katër të dyshuarve për rrëzimin e aeroplanit më 17 nëntor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Gjykata është e mendimit se MH17 u rrëzua nga gjuajtja e një rakete BUK nga një fushë ferme pranë Pervomaisk, duke vrarë të gjithë 283 pasagjerët dhe 15 anëtarët e ekuipazhit," tha gjyqtari kryesues Hendrik Steenhuis.

Vendimi vjen më shumë se tetë vjet pasi Boeing 777 që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur u hodh nga qielli mbi Ukrainë, duke vrarë të gjithë 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit. Shpërthimi dhe përplasja në ajër më 17 korrik 2014 ndodhi në mes të një konflikti midis rebelëve pro-rusë dhe forcave ukrainase.

(Kosova Sot Online)