AUV jep detaje për bufenë e MPB-së që u mbyll sot

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 16:10
AUV jep detaje për bufenë e MPB-së që u mbyll sot

Për shkak të shkaqeve teknike e higjienike, sot bufeja e Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbyllur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kemi pranuar ankesë se zyrtarët e MPB-së janë shërbyer me lëngje të pjeshkës ku ka pasur krimba, ka deklaruar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Sipas tij në vendin e ngjarjes më pas ka shkuar një ekip inspektues dhe janë hapur disa shishe të lëngjeve ku në tapë janë vërejtur krimba.


(Kosova Sot Online)