Aksident në Podujevë, ka të lënduar

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 20:08
Aksident në Podujevë, ka të lënduar

Si pasojë e një aksidenti sonte në Lluzhan të Podujevës, pesë persona kanë marrë lëndime trupore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)