Haki Abazi: Thaçi do të duhej të përgjigjet edhe për kri*met e pasluftës edhe ato ekonomike

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 21:21
Haki Abazi:  Thaçi do të duhej të përgjigjet edhe për kri*met e pasluftës edhe ato ekonomike

Hashim Thaçi është në Hagë për arsye të tjera, e jo për krimet e pasluftës që do të duhej të përgjigjej, ka deklaruar Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abazi ka theksuar se Hashim Thaçi do të duhej të përgjigjet edhe për krimet e pasluftës edhe ato ekonomike.

“Krejt ato krime që janë bërë këtë, krejt ai korrupsion që ka ndodh këtu që nga paslufta natyrisht është e dëmshme, e patolerueshme, nuk mundemi me i dëshmu kërkujt që dojmë me funksionu si shtet edhe si shoqni që i respekton rregullat e don me integru neë Unionin Evropian nëse ne nuk kërkojmë drejtësi këtë vend”.

“E gjykoj Gjykatën Special që është formu në Hagë sepse është e dëmshme për interesin tonë. Cdo gjë që ngritët si padrejtësi, sepse secili njeri është i pafajshëm deri në momentin që dëshmohet e kundërta, do të duhej të bëhej për brenda territorit dhe mandatit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës…Jo, ai (Hashim Thaçi) është për arsye krejt tjera në Hagë, prej asaj se cfarë që ka bërë në Kosovë, e për atë se çfarë do të duhej të përgjigjej për krimet që janë bërë në Kosovë, këtu brenda. Për krimet e pasluftës edhe krimet ekonomike”, tha Abazi.


(Kosova Sot Online)