Quni: Serbia dhe Rusia kanë një qëllim, rënien në kurth të Kosovës

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 09:20
Quni: Serbia dhe Rusia kanë një qëllim, rënien në kurth të Kosovës

Deputet i LDK-së, Anton Quni, ka komentuar situatën në veri. Ai ka thënë se Kurti duhet të jetë i koordinuar me miqtë e përhershëm të Kosovës kur bëhet fjala për çështje me interes nacional, përcjell "Kosova Sot Online".

Quni ka deklaruar se Serbia Dhe Rusia kanë pë qëllim rënien në kurth të Kosovës.

“Sa i përket çështjeve me interes nacional, kryeministri duhet të jetë i koordinuar plotësisht me miqtë e përhershëm të Kosovës. Veprimet e duhura janë ato që na garantojnë edhe ligjshmërinë edhe raportin e mirë me miqtë e vendit tonë, këtë duhet ta bëj. Ne, në ditë të mira e të vështira duhet të jemi bashkë me aleatët tanë, sepse Kosova gjithmonë ka triumfuar kur ka qenë bashkë me ta. Në këtë kohë të zhvillimeve botërore, Serbia dhe aleati i saj Rusia kanë një qëllim: rënien në kurth të Kosovës. Nuk duhet ta lejojmë assesi destabilizimin e vendit”, tha Quni.

(Kosova Sot Online)