Ja se kur do të bie borë në Kosovë

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 14:34
Ja se kur do të bie borë në Kosovë

Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë priten edhe reshje bore në viset malore, njofton "Kosova Sot Online".

Ndërsa, poshtë mund të shikoni se si do të mbajnë temperaturat gjatë ditëve në vijim.

17.11 – Reshjet e shiut vazhdojnë lokalisht edhe orëve të mëngjesit. Ditën do të ketë intervale me diell por edhe vransira.

18.11 – Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave. Ditën kryesisht me vransira, e më vonë gjatë mbrëmjes priten edhe të reshura shiu.

19.11 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta shiu, që orëve të mbrëmjes edhe mund të jenë paksa më intenzive lokalisht.

20.11 – Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Në vise malore vonë në mbrëmje priten edhe reshje bore.

21.11 – Kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Zonave malore edhe borë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 9C, e ato maksimale zbresin edhe në 12C e 14C ditëve të fundjavës, e të hënën deri në 8C.

Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e në fundjavë nga verilindja.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe thellë nën vlera normale.

(Kosova Sot Online)