KQZ tregon sa kërkesa për certifikim janë dorëzuar për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri
Për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut është dorëzuar deri më sot në KQZ, është dorëzuar vetëm një kërkesë për certifikim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin eka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Deri më sot, në orën 16:00, pra e premte 18 nëntor, KQZ-ja ka pranuar 1 kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica. Pra, ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka theksuar Elezi.
(Kosova Sot Online)