
Vuçiq: Vizita në Athinë është gjithsesi më e këndshme se tjetra që vjen pas

Nga Athina ku aktualisht po qëndron Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë një mesazh provokues në njoftimin e tij, duke thënë se vizita në Athinë është më e këndshme se tjetra që do të pasojë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Sapo arrita në Athinë për një takim të rëndësishëm me një mik të sinqertë të Serbisë, Kyriakos Mitsotakis. Pres që fuqishëm të përmirësojmë marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike. Është pak personale, por vizita në Athinë është gjithsesi më e këndshme se tjetra që vjen pas”, ka shkruar Vuçiq.
Në media është raportuar tanimë për një takim të radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
(Kosova Sot Online)