Në Bruksel fillon takimi i përbashkët Kurti e Vuçiq

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 10:26
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët Kurti e Vuçiq

Në Bruksel ka filluar takimi i përbashkët i kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell "Kosova Sot Online".

Borell përmes një shkrimi në "Twiter" ka shkruar mbrëmë se duhet të ketë përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“… t’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)