Vërshimet në Kosovë, Hoti: Rreziku ende nuk ka kaluar

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 11:36
Vërshimet në Kosovë, Hoti: Rreziku ende nuk ka kaluar

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vërshimet që kanë ndodhur në disa vende të Kosovës, duke thënë se rreziku ende nuk ka kaluar, shkruan "Kosova Sot Online".

Hoti përmes një reagimi ka shkruar se reshjet e shiut kanë qenë të paralajmëruara dhe se është dashur të ndërmarrën veprimet e nevojshme nga institucionet.

Postimi i plotë

Për shkak të reshjeve, janë shkaktuar dëme në disa qytete dhe fshatra të Kosovës. Rreziku ende nuk ka kaluar. Kosova, në “regjimet e kaluara, gjatë 20 viteve të fundit”, e ka ndërtuar sistemin për reagim në situata të tilla. Reshjet janë paralajmëruar me kohë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe, rrjedhimisht, do të duhej të ishin ndërmarrë veprimet e nevojshme nga institucionet përgjegjëse. Të gjithë akterët duhet të jenë në teren në gatishmëri për të vepruar në rast nevoje, si dhe për të riparuar dëmet në infrastrukturë dhe për të ndihmuar menjëherë rastet më në nevojë.

(Kosova Sot Online)