Detaje interesante nga takimet në Bruksel: Borell i tregon Kurtit që i mban dy ora dore, Vuçiq i refuzon kiflet e BE’së
Sot në Bruksel janë zhvilluar takimet ku Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, janë takuar ndaras me Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak, për të diskutuar për situatën e krijuar në veri dhe pas zbatimit të vendimit për konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia, për rajone të Kosovës.
Disa prej detajeve interesante ishte kur Josep Borrell i ka treguar Albin Kurtit se i mban dy ora, ku po i nxirrte orat nga xhepat e sakos.
Ndërsa, gjatë takimit të Josep Borell dhe Aleksandër Vuciqit, pasi ulën në tavolinë, presidentit serb i ofrohen disa kroasantë, por ai nuk pranon të marrë asnjë nga ta.
(Kosova Sot Online)
