Borell: E informova Stoltenbergun për rezultatet zhgënjyese ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 21:07
Borell: E informova Stoltenbergun për rezultatet zhgënjyese ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Për bisedën që e ka zhvilluar sot me  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas zhvillimeve në Bruksel, ka njoftuar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Borrell ka theksuar se e ka informuar Stoltenberg lidhur me rezultatet dëshpëruese nga takimi sot ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E informova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me rezultatet zhgënjyese nga takimi me përfaqësues të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)