Bërnabiq: Vuçiqi ka treguar sot sa e rëndësishme është paqja për të

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 21:46
Bërnabiq: Vuçiqi ka treguar sot sa e rëndësishme është paqja për të

Aleksandër Vuçiqi ka treguar sot “sa e rëndësishme është paqja për të”, ka deklaruar Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


“Paqja, stabiliteti, dialogu, fokusi në të ardhmen e begatë të Ballkanit – kjo ishte agjenda e presidentit Vuçiq sot në bisedimet në Bruksel. Ai edhe një herë tregoi se sa shumë kujdesemi për ato parime dhe sa të hapur jemi për kompromis. Serbia do të mbetet e përkushtuar”, ka shkrua ajo në Twitter.

Vuçiq ka deklaruar se “Lista Serbe është nisur për në Beograd”, duke iu referuar informacioneve të inteligjencës, tha se “konflikti është afër”.

(Kosova Sot Online)