Ushtari i FSK-së braktis Kosovën, "Po largohem për një jetë më të mirë, nuk po mundem të jetoj me një rrogë afër 400 euro"

  • E.K /
  • 22 November 2022 - 08:16
Ushtari i FSK-së braktis Kosovën,

Ushtar i FSK - së ka vendosur të largohet nga Kosova, për një jetë më të mirë jashtë vendit, shkruan "Kosova Sot Online".

Kumanovë Shala, nga Lipjani përmes një shkrimi në rrjete sociale ka shkruar se do të shkojë në Zvicër për një jetë më të mirë, pasi këtu në Kosovë nuk po mund të ja del me një rrogë rreth 400 euro.

“Me datën 14.11.2022 pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës do tëë filloj një rrugëtim të ri jashtë Ushtrisë, por kjo nuk do të thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut. Sa herë që Atdheu im ka nevojë për mua do të jem aty duke e mbrojtur me mish e gjak, falë dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë, Kosovën e pavarur dhe sovrane. Unë biri yt Kosovë 121”, ka shkruar Kumanova në Facebook.

“Po largohem për një jetë më të mirë në Zvicër, sepse këtu nuk po mundem të jetoj me një rrogë afër 400 euro. Falë babait tim, i cili posedon vizën, pasi ka punuar më herët atje, unë do të mund të vendosem në qytetin e Valis-it. Tash po shkoj për një vizitë të shkurtër, ndërsa nga janari do të vendosem atje”, tha Kumanovë Shala.

(Kosova Sot Online)