Cufaj thotë se meritë kryesore për vizat i shkojnë presidencës së Çekisë dhe Qeverisë së Gjermanisë

  • E.k /
  • 22 November 2022 - 13:16
Cufaj thotë se meritë kryesore për vizat i shkojnë presidencës së Çekisë  dhe Qeverisë së Gjermanisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj, ka thënë se është lajm i gëzueshëm, njoftimi se data 1 janar e vitit 2022 si datë e mundshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës drejt BE-së, shkruan "Kosova Sot Online".

Cufaj tutje ka shtuar se meritat kryesore për vizat deri tani i shkojnë presidencës së Çekisë  dhe Qeverisë së Gjermanisë.

“Njoftimet për 1 Janarin e vitit 2024 si datë të mundshme për lëvizjen e lirë të Qytetarëve të Kosovës drejt BE-së, edhepse shihen me skepsë, duhet të na gëzojnë. Ka qenë e pritshme që Spanja nuk do të pranonte të merrej me këtë temë pasi që ky shtet nuk e njeh Kosovën.

Njëkohësisht duhet thënë që nuk ka asnjë arsye që çështja e Vizave të (keq)përdoret nga BE-ja si karrem për bisedimet politike mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo për fat të keq ka ngjarë deri më tashti! Të shpresojmë që deri në lëvizjen e lirë të jetë përmbyllur edhe marrëveshja mes Kosovës e Serbisë.

Mendoj që merita kryesore për këtë arritje i shkon presidencës së Çekisë por edhe, apo sidomos, Berlinit dhe Qeverisë së Gjermanisë e cila tash disa vite ka qenë në favor të liberalizimit dhe muajt e fundit ka shtyer jashtë mase këtë çështje” tha Cufaj.

(Kosova Sot Online)