
Janjiq: Për një vit nuk do të ketë targa regjistrimi të qyteteve të Kosovës në veri të Kosovës

Analisti politik, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Për një vit nuk do të ketë targa regjistrimi të qyteteve të Kosovës në veri të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".
Janjiq ndërkohë ka shtuar se beson se do të arrihet një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për ri-regjistrim për shkak se Vuçiq, ka hequr dorë nga targat KM.
“Në Kosovë do të mund të voziten vetura me marka RKS dhe SRB të njohura ndërkombëtarisht, por jo me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Prandaj, banorët e veriut të Kosovës që nuk duan targa RKS do të duhet të regjistrojnë qëndrimin e tyre në Serbinë qendrore dhe të regjistrojnë veturat e tyre p.sh. KG, BG, LE dhe targa të tjera”, shpjegoi Janjiq.
“Për një vit nuk do të ketë targa regjistrimi të qyteteve të Kosovës në veri të Kosovës. Vuçiq do të merr një vendim zyrtar për të anuluar shtypjen e targave të qyteteve të Kosovës dhe për të shtyrë përkohësisht dënimin e Kurtit. Problemi me riregjistrimin do të zhduket me kalimin e kohës sepse nuk do të ketë më targa KM”, tha Janjiq.
(Kosova Sot Online)